E Djel 19.09.2021

Në fakt: ”Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet”. Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon? Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: ”Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!”. (Romakëve 10:13-15 )

Po përfundon kjo javë dhe shumë të tjerë do të vijnë dhe shume njerez kalojne ne jeten tone çdo dite, fjala e Zotit thote qe kushdo qe therret emrin e Zotit do te shpetohet!

  • Do te shpetohet ai qe ka degjuar: A kam folur une?
  • Do te shpetohet ai te cilit i eshte predikuar: A kam predikuar une?
  • Do te predikoje ai i cili eshte derguar: A e ndiej thirrjen e dergeses une? 

Shume njerez kalojne ne ditet tona, shume te tjere do te vijne por ate qe dua te reflektojme eshte se kush do te jete trashgimnia qe u leme ketyre njerëzve nga takimin me ne. 

Bekime 

J.