Përse duhet të interpretuar Bibla?

A nuk mund ta marrim biblën të mirqënë për atë që thotë? A nuk është me e thjeshtë që të marrim atë fjalë për fjalë? A kemi vërtet nevojë që dikush tjetër ta interpretoj biblën për ne apo të mund të interpretojmë ne vetë atë që bibla thotë?

Këto janë disa nga pyetjet që kisha në mendjen time gjatë javës së kaluar që ishte 31 Tetori ose thënë ndryshe dita e reformimit! Isha duke reflektuar dhe menduar për nevojën e vërtet për të interpretuar biblën, mos po veprojmë gabim!

Përse ka kaq shumë kisha, përse ka kaq humë predikues dhe interpretues të biblës dhe përse janë kaq shumë të ndryshëm në gjërat që thonë nga Bibla? Përse duhet të interpretojmë Fjalën e Perëndisë? Duket sikur ajo humbet fuqinë në momentin që interpretohet prej nesh…

E kuptoj që ky shqetësim është me vlerë dhe është e rrugës ti hedhim një sy arsyeve përse ne interpretojmë shkrimin. Një nga mësimet themeltare të reformimit ishte që ne nuk kemi nevojë për një prift që të shërbente si ndërmjetës midis nesh dhe Perëndisë, dhe njerëzit nuk duhet të vareshin nga interpretimi i kishës për të kuptuar Biblën. Kushdo mund ta lexojë dhe kuptojë Fjalën e Zotit (Biblën) duke e lexuar vetë sepse Perëndia flet nëpërmjet saj. Por pavarsisht kësaj edhe reformatorët vetë e kuptonin që bibla kishte nevojë që të interpretohej. Bibla vetë flet për këtë duke na dhënë shembullin e dishepujve të Zotit Jezus të cilët ishin duke ecur në rrugën Emaus ku u hapi shkrimet dhe interpretoj ato (Luka 24:32), pastaj shkoj në dhomën e sipërme dhe u mësoj dishepujve atë që kishin thënë Moisiu dhe Profetët (Luka 24:44-45). Gjithashtu ajo që Krishti bëri shumëfishohet nga Filipi në rrugë kur takon Eunukun Etiopas i cili po lexonte shkrimin por nuk e kuptonte dhe Filipi e interpretoj shkrimin për të dhe i ndau ungjillin e Jezus Krishtit nëpërmjet shkrimit (Veprat 8:30-31).

A ka nevojë të interpretohet bibla? PO a ka një gjë të përbashkët kur interpretohet Bibla? PO- Ajo të drejton tek Jezus Krishti si Zot dhe Shpëtimtarë!

Bekime!

J