A është i nevojshëm pagëzimi? Ka shumë mënyra pagëzimi kush është mënyra biblike? Si është pagëzimi i vërtet?
Përpara se të flasim për pagëzimin duhet të flasim për besimin! Pa besim pagëzimi është thjeshtë një zhytje në ujë, me anë të besimit pagëzimi merr kuptim. Tek Ungjilli i Gjonit 1:12 autori na thotë se çfarë nevojitet për t’u bërë të krishterë. “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” Fjala “besoj” në këtë varg është e njëjta fjalë që përdor Gjoni 99 herë në ungjill. Dhe do të thotë të mbështetemi plotësisht të vëmë besën tek Jezusi.
Në letrën drejtuar Romakëve tregon se një person krijon një marrëdhënie me Perëndinë nëpërmjet besimit. Pali shpjegon më në hollësi te Romakëve 2-4 dhe tregon se Abrahami u shpëtua, u shpall i drejtë para Perëndisë, për shkak të besimit të tij te Perëndia – jo për shkak të rrethprerjes(që ishte një shënjë e besimit hebre në kohën e Jezusit) së tij. Te vargu 2, Pali i referohet rrethprerjes si “veprat”. Nëse Abrahami do të ishte shpallur i drejtë për shkak të rrethprerjes, atëherë ai kishte diçka për të cilën mund të mburrej (4:2) por jo para Perëndisë. Perëndia i pranon njerëzit dhe krijon një marrëdhënie me ta për shkak të besimit të tyre…“i besojnë Atij që shfajëson të paperëndishmit.” (4:5)
Pagëzimi shpirtëror është pjesë e shpëtimit. Kur ne besojmë në Të pagëzohemi në Krishtin (Romakëve 6:3,4). Ky është pagëzim i vërtet dhe shpirtëror, ashtu si të qenit të kryqëzuar bashkë me Të është diçka shpirtërore (jo fizike)(Rom 6:5).
Edhe pse të gjithë besimtarët duhet të ndjekin urdhërimin e tij dhe të pagëzohen (Mateu 28:19), kjo nuk është primare, dhe as vlerë e shtuar për shpëtimin. Shpëtimi vjen vetëm me anë të hirit (Një dhurate të pa merituar) nëpërmjet besimit.
Ka disa referenca biblike që mund të konsultohen në lidhje me këtë. (Efesianët 2:8-9, 1Gjonit 5:11-13, Gjoni 3:16, Luka 7:50, Romakëve 10:9-10, Veprat 16:30-31, Romakëve 1:16-17, 2 Timoteut 3:15, 1Pjetrit 1:3-5,9).
Pagëzimi me ujë është një shenjë e jashtme që tregon transformimin e brendshëm dhe pastrim që na identifikon me trupin e Krishtit (Romakëve 6:1-16).
Me anë të pagëzimit me ujë një person identifikohet me trupin e Krishtit, një dëshmi para të tjerëve që ky person beson te Jezusi dhe i takon Atij. Nuk është pagëzimi që të shpëton, por besimi te Jezusi. Është njësoj si të dalësh para kishës gjatë prezantimit të ungjillit. Nuk është ecja përgjatë korridorit të kishës që shpëton një person, por besimi i tij te Jezusi. Pagëzimi me ujë ose rrëfimi publik do të thotë të pranosh hapur atë që tashmë është e vërtetë në ju – që besoni te Jezusi. Gjoni 15 dhe pasazhe të tjera flasin sesi Jezusi vjen në ne menjëherë kur besojmë. Një pjesë e mirë e Shkrimit flet për ardhjen e Tij në jetët tona (Rom 8:9-10) kur besojmë.
Nëse e kemi të qartë që pagëzimi është një veprim i jashtëm dhe publik për të treguar atë që ka ndoshur brenda nesh.