9 Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.
10 Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.
11 E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.
12 Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.
13 Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.
14 Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
15 Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.
16 Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.
Ne ecim në kohë të vështira, kohë të vështira për disa e kohë të lehta për të tjerë.Por si ta kuptojmë që në rrugët tona ne po ecim “drejtë dhe pastër“ e të panjollosur?Përgjigja 1: Duke i mbështetur hapat tona në këtë ecje vetëm tek Fjala e Perëndisë. (vargu 9)
A kemi menduar ndonjëherë se cfarë mund të na mbajë larg mëkatin, apo më thjesht, si mund të iki mëkati nga jeta jonë e përditshme?
Përgjigja 2: Duke ruajtur në zemrat tona Fjalën e Perëndisë, mëkati nuk do të guxojë të na afrohet.(vargu 11)
Ne mund të gjejmë gëzim në shumë gjëra që janë të lejueshme të mira dhe të drejta, që janë bekim nga Perëndia. Por ku gjendet një gëzim i pakrahasueshëm me cdo lloj gëzimi tjetër?
Përgjigja 3: Gëzimi kur ne ndjekim dhe kënaqemi me Fjalën e Perëndisë.(vargu 14, 16)
Për më tepër ky është teksti ku mora përgjigjet e këtyre tre pyetjeve