Çfarë është Krishtërimi

YouTube video sermon

Si e përdor Zoti izolimin për të ndërtuar drejtues për shërbesën e Tij!

Natën e Krishtlindjes së vitit 1664, një banore e Londrës e quajtur Goodwoman Phillips u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Në trupin e saj u gjetën disa plag të pazakonta që i ngjanin një murtaje. Shtëpia e saj u izolua dhe në derën e saj me të kuqe u shkrua “Zot ki mëshirë për ne”. Phillips kishte vdekur nga murtaja bubonike.

Vetëm disa vdekje u raportuan në dy muajt e ardhshëm për shkak të murtajës. Por në fillim të muajit Prill, vdekjet po shtoheshin me shpejtësi. Kur erdhi vera, vdekjet shpërthyen kudo. Në mes të Korrikut u regjistruan 2.010 vdekje. Një javë më vonë numri i vdekjeve u raportua të kishte shkuar në 7.496. Dhe në një periudh prej 18 muajsh, Murtaja e Madhe e Londrës, vrau më shumë se 100.000 veta – që ishte 1 e 3-ta e popullsisë së qytetit në atë kohë.

Ashtu si tani, edhe atëherë distanca fizike me njerëzit ishte shumë e rëndësishme për të ngadalësuar dhe izoluar efektet e murtajës. Shumë njerëz që kishin mundësi u larguan drejt preiferive për të shpëtuar jetën. Dhe ndër shumë institucione që u mbyllën ishte edhe Universiteti i Kembrixh, dhe një nga studentët që duhej të ndërpriste studimet në atë kohë ishte studenti 23 vjeçar i matematikës, Isak Njutoni.

Për rreth 1 vit e gjys, Njutoni u izolua në fermën e familjes së tij në periferi duke lexuar, studiuar dhe duke menduar në vetmi. Ndërsa murtaja po bënte kërdinë kudo, Njutoni do ta përshkruante këtë kohë izolimi si periudhën më produktive nga ana intelektuale në jetën e tij.

Njutoni bëri disa nga zbulimet më të mëdha dhe më të rëndësishme që janë bërë ndonjherë, gjatë kohës së tij në izolim. Ligjet e Njutonit vendosën themelet për mekanikën klasike, dhe mbi këtë themel do të ndërtonin breza të tërë fizikantësh. Gjithashtu ai shpiku një disiplinë të re matematikore – kalkulus. Pa kalkulusin, matematika moderne,inxhinjeria dhe statistika do të ishin të pamundura.

Një nga mënyrat që Zoti përdor për të përgatitur një drejtues për një detyrë apo qëllim më të lart, është duke e izoluar atë nga jeta normale për një periudh të caktuar. Për disa kjo u realizua nëpërmjet burgut, si ishte në rastin e Palit. Pali shkruajti shumicën e letrave të tij nga burgu. E njëjta gjë mund të thuhet për Jeremian, Isaian dhe shumë të tjerë.

Jozefi u shit si skllav dhe më vonë u burgos për një krim që nuk e kishte bërë, por gjatë atij izolimi në burg Zoti e përgatiti atë të bëhej njeriu më i fuqishëm në Egjipt pas Faraonit.

Apostulli Gjon u vendos mënjanë në ishullin e Patmos ku ai morri mesazhin e Zbulesës.  Xhon Bunjan u burgos për 12 vjet për shkak se predikonte ungjillin. Ajo çfarë ai krijoi gjatë kësaj kohe izolimi do të bëhej një nga klasikët më të mëdhenjë të Krishtërimit – Rruga e Shtegëtarit.

Os Hillman ka thënë: “Zoti kthen rrëmujën në mesazhe dhe gjatë procesit përgatit lajmëtar.”

Zoti kthen rrëmujën e jetës sonë në mesazhe të jashtzakonshme dhe përgatit lajmëtar gjatë këtij procesi. Zoti izolon një person nga varësitë e mëparshme me qëllim që të forcojë vlera tek ai person. Shpesh herë Zoti i dha një drejtuesi thesare, në errësirën e jetës së tij. “Do të të jap thesaret e territ dhe pasuritë e fshehura në vende të fshehta, me qëllim që ti të njohësh që unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër(Isa 45:3).

Si është duke e përdorur Zoti këtë kohë karantine në jetën tënde? Nga çfarë të ka izoluar Ai në këtë moment, me qëllim që ti të investosh në jetën tënde? Një shprehje që kam lexuar kohët e fundit ishte ‘kur peshkatarët nuk janë duke peshkuar, ata qepin rrjetat e tyre’. Ky mund të jetë momenti më i mirë i orkestruar nga Perëndia për jetën tënde, me qëllim që ti të qepësh dhe riparosh rrjetën tënde. Unë të inkurajoj që ti ta përdorësh këtë kohë të dëgjosh dhe të riparosh. Të dëgjosh zërin e Zotit, i cili kërkon të të rris dhe të të përgatis për diçka më të madhe në jetën tënde si drejtues.