Të explorojmë Kishën(Pjesa 1)

PJESA E 1-rë: ÇFARË ËSHTË NJË KISHË?

Pyetje për diskutim:

Çfarë do të thoje ti që është perceptimi i përgjithshëm në lidhje me Kishën në ditët tona?

1. DISA PJESË BIBLIKE TË VLEFSHME

  1. Një Trup ( Efesianët 4:12)
  2. Një Nuse ( Efesianët 5:25-33)
  3. Një Ndërtesë ( 1 Korintasve 3:10-11)
  4. Një Familje ( Efesianët 2:19)

Të gjitha këto figura përmbajnë në vetvete idenë e dashurisë, përbashkësisë, mbështetjes dhe komunitetit. Disa njohuri të thella mund ti marrim duke analizuar më thellë konceptin biblikë të fjalës KISHA.

Fjala greke për kishë, ekklesia kishte një përdorim laik para se të përdorej nga të krishterët e hershëm. Thjesht nënkuptonte një takim që ishte thirrur ose thirrja e asamblesë së qytetit”. Qytet shtetet greke të botës antike praktikonin një formë të demokracisë përmes së cilës qytetarët e zakonshëm mund të thonin fjalën e tyre në punët publik. Ata do të thërrisnin një takim publik për të diskutuar çështje si ato të sistemit ligjor, taksimit apo problemet ushtarake. Takimi quhej ekklesia ose kisha.

Një zbatim i saj në Kishën e sotme. Ne jemi në grup njerëzish të thirrur nga Perëndia për t’u takuar me të dhe për të dëgjuar mësime prej Tij.

 

Në Dhiata e Vjetër populli i Perëndisë quhet ‘Kisha në Shkretëtirë’ (Veprat 7:38). Njerëzit u thirrën nga Egjipti dhe u angazhuan t’i binden Zotit sipas ligji, duke udhëtuar përmes territorit armiqësor, të rrethuar nga armiq, duke shkuar në Tokë e Premtuar.

Atëhere është ideja e lëvizjes, përparimit, udhëzimimeve dhe bindjes ndaj Perëndisë që

Ka një qëllim kaq të lart për popullim e Tij. Kisha është një popull në lëvizje,

duke ndjekur Perëndinë, duke refuzuar të ngul themelet në shkretëtirë, duke kërkuar vazhdimisht mënyra të reja për ta adhuruar dhe përlëvduar Atë.

Nëse bashkojmë sëbashku këto dy koncepte arrijmë në konkluzionin që kisha- Është një KOMUNITETË. Një i krishterë në vetëvete nuk është kisha. Kisha nuk është mbledhja sëbashku e një grupi njerëzish që që kanë shije të njëta muzike apo ushqimi- Kisha është një grup njerëzish të bërë sëbashku për shkak të mardhënies personale me Jezus Krishtin. Pra na BASHKON JEZUSI!

Ai shpëtim që na bashkoi ne në një mardhënie me Perëndinë në të njëjtën kohë na bashkoi neve në një mardhënie me të Krishterë të tjerë.

2. DISA TË VËRTETA BIBLIKE

Në mënyrë më specifike më poshtë duam të shfletojmë disa të vërteta biblike në lidhje me çfarë është Kisha. Do të ishte mirë që ti shikoje me vëmendje këto referenca gjatë ditëve në vazhdim.

Një Kishë është:

  1. Një komunitet që mblidhet sëbashku ( Veprat e Apostujve 13:48, 2:39, 2:47)
  2. Një komunitet që ka vartësi ( Veprat e Apostujve 4:23-32, 12:5)
  3. Një komunitet që ka në themel të Tij Biblën ( Veprat e Apostujve 2:42)
  4. Një komunitet që drejtohet nga Fryma (Gjoni 16:13, Veprat e Apostujve 13:1-3)
  5. Një Komunitet që nderon Perëndinë ( Efesianët 1:12)
  6. Një komunitet që punon sëbashku ( Mateu 28:19)
  7. Një komunitet që ndan sëbashku ( Veprat e Apostujve 2:45, 2 Korintasve )

3. NJË KËNDVËSHTRIM BIBLIK NË LIDHJE ME QËLLIMIN E KISHËS

Është një vend ku:

  1. Adhurohet Perëndia ( Efesianët 1:12)
  2. Ushqehen bijt e Perëndisë ( Kolosianët 1:28)
  3. I shërbehet Perëndisë ( Luka 4:40, Mateu 28:19, 20)

DETYRA 1-rë

Në bashkëpunim me një person tjetër të grupit përshkruaj se si do të dukej kisha ideale për ty.

DETYRA 2-të

Lexo Veprat e Apostujve 2:42-47 dhe nëpërmjet këtyre vargjeve shkruaj elementët kryesorë të shërbesës së Kishës.