Të explorojmë Kishën(Pjesa 2)

PJESA E 2-të- ÇFARË DO TË THOTË TË JESH ANËTAR[1] KISHE?

Pyetje për diskutim:

Sipas mendimit tënd çfarë karakteristikash dhe cilësisë duhet të. Ketë një person për të qënë antar i një Kishe lokale?

1.PSE DUHET QË NJË I KRISHTERË TË BËHET ANËTAR KISHE?

Është e rëndësishme të kuptojmë se përse një i Krishter duhet të përkushtohet për të qënë anëtar i një kishe lokale dhe jo thjeshtë një frekuentues i takimeve. Duke pasur në mendje se çfarë pritet nga një anëtar kishe kuptohet që është shumë e herë më e thjeshtë të shkosh në disa takime kishe në muaj sesa të jesh një anëtar i saj. Përse duhet të marrim mundimin dhe të marrim përsipër përgjegjësinë të jemi anëtar të një Kishe kur ka alternativa më të thjeshta?

  • Për shkak të nevojës që ti ke:
    1. Që të përkasësh diku (Veprat e Apostujve 2:44)
    2. Që të forcohesh (Efesianët 6:10-17)
    3. Që të japësh llogari (Romakët 14:12, Jakobi 5:16)
    4. Që të kesh përbashkësi (Galatasit 3:28)
    5. Që të kesh mbështetje ( Galatasit 6:2)
    6. Që të përjetosh gëzimin e një identiteti, miqësie, qëllimi të ri për jetën (Filipianët 1:3-6)
  • Për shkak të përgjegjësive që ke:
    1. Për të Adhuruar (1 Pjetërit 2:9)
    2. Për të Dhënë ( 2 Korintasve 8:2,5)
    3. Për të Shërbyer (Galatasit 6:10)
    4. Për të Ndarë (Galatasit 6:2)
    5. Për t’u Pjekur (2 Pjetrit 3:18)

     2. PËRSE DISA TË KRISHTERË NUK MARRIN PËRGJEGJËSINË TË BËHEN ANËTAR KISHE?

  1. Nuk janë të sigurt se në çfarë kishe duhet të shkojnë
  2. Nuk gjejnë dotë një kishë që u përshtatet atyre
  3. Nuk marrin mjaftueshëm nga kisha ku ata frekuentojnë
  4. Nuk janë aq të mirë sa të jenë pjesë e një kishe
  5. Nuk janë gati të përkushtohen

DETYRA 1-rë

Kush janë cilësitë që Pali rreshton për një anëtar Kishe tek Kolosianët 3:1-4:6

DETYRA 2-të

Si e ndihmon Kisha një anëtar të rritet Frymërisht?

  1. Personalisht?
  2. Në kontekstin e kishës?

3. NJË ANËTAR KISHE DHE BIBLA

  • Lexim Biblik

Bibla është një libër i veçantë. Perëndia ka zbuluar veten dhe vullnetin e Tij për ne nëpërmjet faqeve të këtij libri. Për këtë arsy ne besojmë që është jetësore që leximi i Fjhalës së Perëndisë të jetë qëndrore në jetën e besimtarëve të Kishës tonë.

  • Predikimi dhe Bibla

Dhjata e re thekson rëndësinë e predikimit të Fjalës së Perëndisë. (Veprat 2:36-42, Veprat 6:1-4). Ne besojmë që predikimi i Fjalës së Perëndisë është në themel të jetës së Kishës dhe të adhurimit. Ne besojmë që Perëndia i flet Kishës së tij nëpërmjet predikimit të Fjalës. Anëtarët e kishës duhet të jenë pjesë e takimeve ku fjala e Perëndisë Predikohet (Studimi Biblik), këto lloj takimesh mund të jenë sistematike (Javore) apo edhe në veçanta për tematika të caktuara, në grupe të vogla apo si kishë e tërë.

4. NJË ANËTAR KISHE DHE LUTJA

  • Perëndia kërkon që ne të kalojmë kohë me të në lutje
    1. Që të njohim Atë (Psalmi 46:10)
    2. Për të marr mëshirë dhe Hir (Hebrenjtë 4:16)
  • Çfarë na Pengon të Lutemi
    1. Mëkate të pa rrëfyera (Isaia 59:2, Psalmi 66:18)
    2. Fryma e mosfalje (Marku 11:25)
    3. Arsye të gabuara (Jakobi 4:3)
  • Hapa praktike për tu Lutur
    1. Merr një kohë vetëm me Perëndinë (Mateu 6:6, Luka 5:16)
    2. Mbështetu tek Fryma e Shenjtë (Romakët 8:26, Juda 20)
    3. Lutu në mënyrë të rregullt ( Luka 18:1, 1 Thesalonikasve 5:17)
  • Takimet e lutjes në Kishë

Në kishë ka mundësi që të lutesh edhe sëbashku me të tjerët, të lutesh për vete por edhe për të tjerët duke ndarë subjekte lutjesh specifike dhe duke shkuar përpara Perëndisë në unitet sëbashku. Ky takim është thelbësor dhe jetësor për përparimin dhe mirqënien e përbashkësisë së Kishës tonë. Për këtë arsye një antarë kishe është i inkurajuar që të jetë pjesë për sa është e mundur në këtë takim.

[1] Një besimtar i cili është frekuetues i rregullt i takimeve të kishës dhe është pjesmarrës aktiv në shërbesat dhe përgjegjësitë në Kishë. Ai shpreh devotshmëri për jetën e përbashkësisë.