“Të kesh njohuri për…” apo “Të njohësh…”

Ka një dallim të qartë midis “Të kesh njohuri për diçka” dhe “Të njohësh diçka”. Është njësoj si të ushqyerit, ti mund të kesh njohuri të pamasë në lidhje me mënyrat më të mira të të ushqyerit apo edhe të llogarisësh me gramë se çfarë duhet të hash por përsëri ti vuan nga kequshqyerja apo nga mbipesha.

E njëjta gjë është edhe në lidhje me me besimin dhe Perëndinë! Shumë prej nesh kanë njohuri për Perëndinë por pak prej nesh e njohin Atë!

Si fillim viti secili prej nesh ka objektiva dhe qëllime për jetën, me sa duket shumica e të rinjëve shqiptar mendojnë që të ikin jashtë shqipërisë!

“Kjo është jeta e përjetshme: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove.” Gjoni 17:3

Ky është një varg nga bibla që më ka frymëzuar jashtë mase këtë fillim viti! Përjetësia ka të bëj me “Njohjen e Perëndisë”, të njohësh Perëndinë apo të kesh njohuri për Perëndinë?

Le të inkurajohemi për të njohur Perëndinë dhe birin e tij Jezus Krishtin!

Jemi duke filluar një vit 2021 që parashikohet përsëri i vështirë, inkurajimi im është të ndalojmë së paturi thjeshtë njohuri për Perëndinë por ta njohim atë personalisht dhe të ecim sipas këshillave të tij!

Bekime