Përparësitë në jetën tonë!

Shumë prej nesh nuk kanë një eksperiencë të vërtet dhe të thellë me Perëndinë, për disa prej nesh Persëndia është “Njohuri”- pra sa dijmë për të, për disa të tjerë Perëndia është “Mit”- Duhet pasur frikë prej tij si bestytni por vazho të jetosh jetën tënde normalisht, për disa të tjerë Perëndia është thjeshtë “Koncept”- I shpikur nga njeriu për tu mbajtur diku. Por ka edhe disa prej nesh që kanë një besim të sinqert, të vërtet dhe real në Perëndinë e Biblës dhe po të na pyesësh jemi edhe entuziast edhe fanatik për të!

Këtë meditim e kam për ne me besim të tillë! Dua të bëj një pyetje:

Përse nuk e përjetojmë Perëndinë plotësisht në çdo moment të ditës?

Përgjigjet ndaj kësaj pyetje mund të jenë të shumta, tentativa ime në këtë shkrim të shkurtër është të nxjerr në drit të paktën një prej tyre. Le të shikojmë shkurtimisht disa. Ne nuk e përjetojmë Perëndinë çdo ditë dhe çdo moment për shkak të:

  • Mëkatit në jetën tonë- Nëse ne jetojmë në mëkat nuk mund të pretendojmë që ecim me Perëndinë. Kur them mëkat e kam fjalën të jetuarit çdo ditë në mëkat. Gjithashtu ne harrojmë edhe premtimin e tij që thotë: Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.” 1 Gjonit 1:9
  • Përparësi të tjeraZoti nuk është më përparësi në jetën tonë për gjërat e tjera. Fjala Përparësi shpjegohet kështuRëndësia a vlera më e madhe që ka diçka në krahasim me diçka tjetër, vendi i parë që i jepet diçkaje në krahasim me të tjerat. Përparësia e interesit të përgjithshëm (të atdheut). I dhanë përparësi industrisë.A është Perëndia përparësi në jetën tënde?

Arsyeja e tretë që dua të shikojm ë sëbashku se përse nuk e përjetojmë Perëndinë çdo ditë në jetën tonë ka të bëj me Frymën e Shenjtë!

Kur ti ke vendosur besimin në Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar ti ke besuar në Perëndinë TRIUN (TrenëNjë), Atë, Bir dhe Fryma e Shenjtë! Në një nga Kredot e besimit të Krishterë thuhet kështu:

“Unë besoj në Frymën e Shenjtë,

Zotin dhe dhënësin e Jetës,

I cili vjen nga Ati dhe Biri

I Cili së bashku me Atin dhe Birin:

Adhurohen dhe Lartësohen.

Kush është Fryma e Shenjtë për ty? 

A ka Fryma e shenjtë të njëjtin vend në jetën tënde që ka edhe Ati me Birin, a është Ai si thotë bibla me të vërtet banor i jetës tënde!? A e ke ndarë jetën tënde me të? Në një nga shkimet e tij shkrimtari dhe teologu i Krishterë A.W. Tozer thotë për Frymën e Shenjtë:

” Si mund të hyj një person brenda një tjetëri? Përgjigjia e sinqertë do të ishte thjeshtë nuk e dijmë, por një tentativë për ta shpjeguar do të ishte një shembull i marrë nga lashtësia. Vendosim një çopë hekur në zjarr dhe i fryjmë zjarrit. Në fillim kemi dy substanca të dallueshme , hekurin dhe zjarrin. Kur e futim hekurin në zjarr, arrijmë depërtimin e zjarrit në hekur. Shpejt zjarri fillon të depërtojë hekurin dhe kemi jo vetëm hekiur në zjarr por edhe zzjarr në hekur. Ato janë dy substanca të ndyshme por kanë depërtuar tek njëra-tjetëra në pikën që janë bërë si një. “

Në të njëjtën mënyrë depërton dhe Fryma e Shenjtë në jetën e besimtarëve. Bëhet një me jetën tënde dhe nuk ndryshon tërsinë e personalitetit njerëzorë por zbras njeriun nga e keqja morale që e pushton atë për shkak të mëkatit. Sipas kësaj një besimtarë që nuk ecën me Perëndinë është një besimtarë që nuk i lë vend Frymës së Shenjtë në jetën e TIJ!

Bekime!