Qeveria vendosi të anullojë Krishtlindjen për shkak të Pandemisë!

Qeveria vendosi të anullojë Krishtlindjen për shkak të Pandemisë!

Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar.

Ky ishte lajmi që erdhi në celularin tim vetëm pak orë më parë! Me fjalë të tjera, nuk ka party mbas orës 23:59, nuk ka më festa të çmendura për KrishtLindjen në Pubet dhe diskot e qytetit, akoma më keq nuk mund të gjejmë justifikim Krishtlindjen për të dalë nga shtëpia natën. Me fjalë të tjera në 24 nuk mund të festojmë më si të çmenduar por duhet të rrimë në shtëpi dhe skemi ça të bëjmë me kohën! Po përse gjithë ky stres dhe gjithë kjo katraurë për një nga datat më të rëndësishme të vitit.

Obobo nuk ka më Krishtlindje, çna gjeti po anullon shteti Krishtlindjen dhe nuk festojmë dotë si të çmendur! Por mos kjo masë sido që të jetë mos është ndodhshta një moment i mirë të ndalosh dhe të mendosh në të vërtet në lidhje me KrishtLindjen, të ndalosh dhe të mendosh që:

  • Quhet KrishtLindje dhe jo KrishtLindjet sepse Krishti lindi vetëm një herë
  • Që dhurata në të vërtet ka të bëjë me të kujtuarit atë që Perëndia bëri duke dhënë Krishtin dhe jo me madhësinë e saj apo vlerën e saj.
  • Që kur Krishti lindi nuk kishte Party
  • Kur Krishti lindi nuk kishte shoqërinë vërdall familja e Tij
  • Kur Krishti lindi nuk ishte në komoditet por në një grazhd
  • Kur Krishti Lindi bota nuk e vuri re sepse po bënte party( Me që ra llafi Krishti nuk ka lindur në 25 Dhjetor)

Le të marrim anën tjetër të kufizimeve, le të mendojmë që do të jemi në shtëpi dhe nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë tjetër, le të ndalojmë një moment gjatë mbrëmjes së 24 Dhjetor dhe të mund të mendojmë me të vërtet për Lindje e Krishti:

  • Përse erdhi?
  • Çfarë do të thotë që lindi nga Virgjëresha Mari!?
  • Përse është e rëndësishme  dhe me kaq bujë një lindje e një fëmije në betlehem?
  • Çkuptim ka për mua kjo gjë?

Duke u përgjigjur me radhë:

Krishti erdhi si dhuratë e Perëndisë për njerëzimin, nëpërmjet jetës, vdekjes dhe ringjalljes së tij ai solli shpresë për njerëzit.

Virgjëresha Mari  ka shumë rëndësi për ne sepse ka të bëjë me Lindjen e Krishtit në mënyrë Hynore

Betlehem  lindja e tij në një fshat të humbur të Palestinës, është në thelb të përmbushjes së më shumë se 500 profeci në lidhje me Krishtin.

Po unë? Unë jam në shqipëri në 2020 përse duhet të më interesoj mua lindja e një fëmije në Izrael? Sepse unë dhe ti jem i krijesa të Perëndisë, por nuk kemi një mardhënie me Të. Ardhja e Krishtit solli shpërtimin për të gjithë njerëzit!.

Po e mbyll me një varg nga Bibla duke theksuar që nuk është mbyll Krishtlindja por është momenti që të kthehemi dhe të mendojmë vërtet për Krishtin në KrishtLindje!

 

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” Luka 2:11