Hyrje
Jetojmë në kohë të vështira përsa i përket stilit dhe standartit të jetesës që ishim mësuar, jetojmë në kohë ‘Pandemia’, ‘Ore policore’, ‘gjobave’, ‘Ndalimit të të mbledhurit sëbashku’, në një kohë ku besimi nuk mund të jetohet më vetëm nëpërmjet të shkuarit në kishë apo të deklaruarit me fjalë që jemi të Krishterë. Këto kohë të vështira kërkojnë që ne të mund të nxjerrim në dukje atë që jemi në të vërtet.
Nëse je i krishter, ti nuk ke turp për Krishtin dhe jo vetëm je aktivë në kishë por edhe shpall krishtin tek të tjerët. Kohë të vështira si këto kërkojnë guximtarë dhe besimtarë të vërtetë, kohë të vështira si këto kërkojnë përulësi dhe vartësi total ndaj Perëndisë, kohë të vështira si këto kërkojnë një jetë aktive dhe pa dorakshka, një jetë ku mardhënia që ti ke me Perëndinë tregohet në praktikë.
I Krishteri është i guximshëm dhe nuk fshihet!
I Krishteri nuk ka turp për Krishtin
I Krishteri e do kishën e Krishtit
Në pjesën që duam të shikojmë sot apostulli Pal i inkurajon të krishterët të jenë bërës të fjalës dhe ta jetojnë besimin e tyre në të përditshmen për shkak të asaj që ata kanë marrë.
Kur lexon letrat e apostullit Pal duket se në mënyrë të vetëdishëme ka një ndarje të këtyre letrave që është pak intriguese. Letrat janë të ndara në dy pjesë!
Pjesa e parë: Çfarë është bërë për ne!
Pjesa e dytë: Çfarë duhet të bëjmë ne!
Edhe ky rregull merr zbatim në letrën e Tij drejtuar Kolosianëve, ku duket se pjesë e parë e kapitullit tre është si një pikë tranzicioni në këndvështimin e Palit për të bërë që të kalojë situata nga çfarë është bërë për mua në çfarë duhet të bëj unë!
Teksti Biblik
“Përderisa u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni gjërat që janë lart në qiej, atje ku ai rri ulur në të djathtën e Perëndisë. Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë. Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj qëndron e fshehur me Krishtin te Perëndia. Kur të shfaqet Krishti, jeta juaj, atëherë do të shfaqeni edhe ju bashkë me të në lavdi.” Kolosianëve 3:1
Konteksti Historik i pjesës
Ky kapitull fillon duke mbajtur theksin në atë që Pali ka qënë duke thënë në dy kapitujt më parë, ai përpara se të filloj të flas për të jetuarit në Praktik të besimtarëve të krishter kërkon edhe njëherë të theksoj që nuk mund të jetojmë një jetë praktike të frytëshme nëse nuk kemi në lidhje të fort me Krishtin dhe një teologji të shëndetëshme në jetën tonë!
Dhe ideja që kjo pjesë fillon me …përderisa vendos edhe njëherë theksin që ne nuk mund të jetojmë një jetë të krishterë pa një jetë të shëndetshme me Perëndinë nëpërmjet një mardhënie me të!
Ideja qëndrore: Nuk mund të kemi një jetë të frytshme në Krishtin nëse nuk kemi një mardhënie të shëndetshme me të!
Fillimi- Ngjallja bashkë me Krishtin
V. 1 U ngjallët në Kristin, v.3 ju keni vdekur në Krishtin janë të dyja deklarata që i referohen jetës tënde si Besimtar! Kohët e fundit TopAlbaniaRadio ka nisur një ristrukturim të saj dhe e ka quajtur “Back to the bases” duke ju referuar kthimit të saj në identitet. Edhe apostulli Pal në këtë pjesë të letrës së kolosianëve është duke na bërë thirrje të kthehemi në idenitetin tonë fillestar!
Ai i referohet fillimit edhe tek Kolosianet 2:12 kur thotë që ne jemi pagëzuar në Krishtin për shkak të besimit tonë! Fillimi është i rëndësishëm në jetën e Krishterë! Fillimi është si themelet e shtëpisë, fillimi i jetës së Krishter ka të bëj me mardhënien që ne fillojmë të kemi me Perëndinë, gjithçka e re, e bukur, e pa eksploruar, magjepse. Në fillim të kësaj mardhënie ne jemi sypatrembur dhe të uritur për të ditur sa më shumë rreth Perëdisë. Priotiretet tona të jetës së përditshme shihen me lupën e mardhënies së ngusht me Zotit dhe nuk manipulohen nga dëshirat e rëndomta.
Kështu fillon jeta e Krishterë me pagëzimin, nëpërmjet besimit ne vdesim në Krishtin dhe ringjallemi përsëri në të. Vdekja dhe ringjallja e Tij ndodhi për të na dhënë neve një jetë të re!
Fundi- Kur të shfaqet Krishtin jeta juaj do të ketë plotësinë
Tani duke u rikthyer përsëri tek Kolosianët 3:1-4 apostulli Pal flet për një pjesë tjetër të rëndësishme të jetës tonë këtu në tokë, flet për plotësinë e jetës, për përmbushjen e të jetuarit me Perëndinë. Kur të paraqitemi përpara Zotit mbasi të kemi jetuar jetën tonë tokësore me bollëk ose kur të shfaqet Ai, ka vetëm një rezultatë për jetën tonë një mardhënie e përjetshme me Perëndinë dhe një jetë në Lavdi me të.
Është për të ardhur keq kur disa të cilët nisin një mardhënie me Perëndinë nëpërmjet Jezus Krishtit e katandisin këtë mardhënie ‘për një copë bukë’ sepse nuk e jetojnë në plotësi por jetojnë në cekëtinë e një mardhënie boshe duke u dhënë mbas pasioneve të kësaj jete.
Pali i thotë Timoteut tek 1 Timoteut 1:19 ‘“Ruaje besimin dhe ndërgjegjen e pastër, që disa e hodhën tej dhe e mbytën kështu anijen e besimit.”. Kur mbytet një anije? Një anije mbytet në fund të udhëtimit të saj, kur ka mbaruar të gjitha misionet dhe qëllimin e ekzistencës së saj, kur ka përfunduar të gjitha misionet që i ishin ngarkuar, kur ka arritur në destinacionin e saj final, kur ka plotësuar vizionin e ekzistencës së saj. Këto janë disa nga arsyet përse një anije dërgohet në fund të detit. Apostulli Pal krahason besimin me një anije, ai thotë që besimi nuk mund të zbehet për shkak të neglizhencës dhe se disa e mbytën besimin ashtu si bëhet me një anije. Ai e inkurajon dhe nxit Timoteun që të mos i jap fund besimit të tij me gjëra të kësaj bote sikur të ishte fundi.
Le të shikojmë se çfarë nënkupton Pali tek kollosianët kur thotë që ka një fillim, ka një fund por duhet të jemi të kujdesshëm me të ndërmjetmen!
Midis- Kërkoni gjërat që janë lartë në qiej
Midis fillimit dhe fundit Pali thotë që është e rëndësishme dhe ajo që ndodh midis, këshilla e tij publike dhe e hapur është që të Krishterët duhet të kërkojnë dhe mendojnë gjërat që janë qiellore. Por kush është rreziku në këtë rastë? Përse Pali nxit që të kërkojmë gjërat qiellore?
Pali në të vërtet në këtë pjesë bën tre deklarata që duhet të udhëheqin jetën tonë:
Krishti rri ulur në të djathtë të Perëndisë
Jeta juaj është fshehur tek Perëndia nëpërmjet Krishti
Mendoni për gjërat që janë lartë dhe jo për ato tokësore
Ai është duke na folur në këtë pjesë për të qënë ne besnik në të ndjekurit të Krishtit, kjo ndodh sepse ka shumë të krishterë që besojnë me fjalë por jo me vepra, mendojnë që të jetuarit si besimtarë është një e vajtur në kishë (apo vetëm për festa). Të vendosësh prioritete të tjera në jetën tënde duke mos u kujdesur për mardhënien me Perëndinë, Kishën e tij, Vizioni që ka AI për jetën tënde do të thotë të mendosh gjëra tokësore dhe jo gjëra qiellore.
Konkluzion
Krishti ka bërë gjithcka për ne dhe ne e kemi të sigurt përjetësinë por duhet të kemi kujdes që të kemi në mendje, zemër dhe të përditshmen tonë gjëra që janë qiellore dhe jo tokësore.