Të kalosh “Batonin” në familjen tonë!

“Më kujtohet besimi yt i sinqertë, që përpara teje e kishte Loida, gjyshja jote, dhe Eunika, nëna jote. Jam i bindur se këtë besim e ke edhe ti.” 2 Timoteut‬ ‭1:5‬ 

Sot në mëngjes isha duke reflektuar në lidhje me besimin që është në ne dhe çfarë po lëmë trashgimni. Ne si të krishterë në shqipëri jemi brezi i parë dhe kemi përgjegjësinë të lëmë trashgimni edhe në familjet tona. Gjatë gjithë jetës time si besimtarë kam qënë dhe jam i bindur që besimi tek fëmijët tanë nuk varet nga ne por ata duhet tl kalojnë në të njëjtin proces që kaluam edhe ne për të njohur personalisht Zotin, por në të njëjtën kohë fëmijët tanë shikojnë jetët tona dhe bëjnë atë që shikojnë që ne bëjmë. Me fjalë të tjera:

– Kur ti lutesh fëmija yt shikon dhe dëgjon—Kur ti nuk lutesh ata nuk kanë model

– Kur ti lexon Biblën fëmija yt shikon dhe vepron—Kur ti nuk lexon biblën fëmija yt e di

– Kur ti flet për besimin dhe ndan ungjillin fëmija yt shikon—Kur ti nuk e bën ata e shikojnë

– Në momente vështirësie mënyra si ti reagon, kujt i drejtohesh- Ata shikojnë

– Mënyra se si ti sillesh me Bshkëshortin/Bashkëshorten ata shikojnë- Ata vëzhgojnë

Duke parë situatat në jetën e përditëshme shikojmë se sa e rëndësishme është të kalojmë batonin tek fëmijët tani nëpërmjet veprave dhe jo nëpërmjet fjalëve.

Bekime

J.