A mund të shikosh dritën në fund të tynelin të jetës së Përditshme?

Në 1952 Florence Chadwick u zhyt në detë në një nga Ishujt e Catalinas, Kaliforni me qëllimin që të notonte deri në breg. Nuk ishte hera e parë për të ajo tashmë kishte hyrë në histori si gruaja që kishta notuar dy herë vajtje ardhje British Canal. Koha atë ditë ishte me mjegull dhe e freskët. Gjithsesi ajo notoi pa pushim dhe plotë guxim për 15 orë. Në këtë moment ajo filloj të ngadalsonte dhe shprehu vullnetin për të ndaluar, nëna e saj që ishte në anijen ngjitur po e inkurajonte me zë zëlartë duke i thënë se ishte afër dhe mund tja dilte. Më në fund fizikisht dhe emocionalisht e rraskapitur ajo ndaloj së notuari dhe ata që ishin me të e hipën në varkë. Kur ajo hypi në varkë pa më qartë me sytë e saj qëishte vetëm 750 m nga pika e finishit. Ditën tjetër në një intervista ajo u shpreh, “ Ishte gjithçka shumë mjegull, po të kisha arritur të shikoja bregun do tja kisha dalë”

Në këto kohë të vështira ndërsa po kalon dekurajime, vështirësi, lodhje, mundim apo situata të vështira ku ka vetëm mjegull dhe ndoshta mendon: “Sikur të kishte pak kthelltësi do tja dilja”. Këto janë momenten ku seli prej nesh duhet të shikoj drejt premtimeve të Perëndisë dhe asaj që është premtuar për ata që besojnë Jezusin. Ktheji sytë drejt Jezusit që është shkëmbi i Shpëtimit tënd!

Kur apostulli Pal përballej me situata të tilla ai shkruan:

“ por di të them se i kam harruar ato që kam lënë pas dhe se po rend drejt atyre që kam përpara, drejt synimit për të fituar çmimin e thirrjes qiellore të Perëndisë, përmes Krishtit Jezu.” ‭‭Filipianëve‬ ‭3:13-14‬

Nëse sot je i shqetësuar dhe nuk e di si mund të ecësh përpara dhe se si mund tja dalësh. Lutja ime për ty sot është që të shikosh drejt shpëtimtarit tënd Jezus Krisht dhe të kërkosh që ai të të tregoj ‘bregun’ në mënyrë që ti tja dalësh me të!

Bekime

J.