Besimi ishte rrugëtim dhe jo Destinacion

Ata i ishin përkushtuar mësimit të apostujve, bashkësisë me njëri-tjetrin, thyerjes së bukës dhe lutjeve.” Veprat e Apostujve 2:42

Nëse ke menduar ndonjëherë se kush është ndryshimi midis ndjekësve të Krishtit sot me ata të shekullit të parë, autori i veprave të apostujve Dr. Luka na e bën të qartë në këtë varg biblik! Ai thekson që për besimtarët e shekullit të parë Besimi ishte rrugëtim dhe jo Destinacion.

Në kohët e sotme gjithçka varet nga një akt fillestar i rrëfimit të besimit, sot ne jemi më shumë të përqëndruar tek një eksperiencë fillestare e të pranuarit të Krishtit dhe gjithçka përfundon aty! Mjafton që dikush të marr një ‘vendim’ për Krishtin dhe pas kësaj çdo gjë vazhdon normalisht.  Nuk është ajo që mësojmë nga bibla apo edhe japim mësim në kishë por është ajo që ndodh në realitet.

Çfarë është besimi sot për ata që janë ndjekës të Krishtit?

  • Status- Ne i përkasim një grupi të caktuar
  • Krenari- Ne kemi shpëtimin dhe jo të tjerët
  • Mund- Duhet të frekuentoj takimet apo edhe të takohem gjithë kohën me besimtarët
  • Kufizues- Nuk mund të bëj gjërat e pahijshme dhe tunduese që bëjnë miq e mi sepse nuk i pëlqen Zotit
  • Shtrëngues- jam i detyruar tju përmbahem mësimeve të biblës…

Nëse të gjithë këto mbiemrat e mësipërme të besidisin si besimtarë do të të sygjeroja të bëje atë që shkrimi thotë #HetoVetenTënde. Shikoji njëherë këto gjëra, në praktik si janë në jetën tënde? Le të shikojmë vargun mësipër për një moment, çfarë ndodhte me kishën e parë:

  • ‘Ata’ i referohet Luka, duke nënkuptuar të gjithë ata të cilët ditë më parë kishin besuar dhe ishin pagëzuar në emrin e Jezusit brenda të njëjtës ditë, më shumë se 3000 veta! Ata ishin duke treguar besimin e tyre me përkushtim, sepse çfarë del nga goja duhet të pasohet me veprime ndryshe janë thjeshtë llafe. Ishin prezent në praktikat e besimtarëve. Pra shenja e parë e një besimi të sinqert dhe i një ndjeksi të vërtet është të qënit prezent, dhe nëse nuk je prezent n uk mund të vazhdosh aplikimin e mësimeve të tjera të këtij vargu.
  • ‘Ngulmues’  kjo  është fjala e dytë që Luka përdor, një person është ngulmues kur ngjit një mal, kur ndeshja e futbollit është drejt fundit dhe energjitë shterojnë, kur era frynë në të kundërt dhe ti duhet të ecësh përpara. Fjala ngulmues ka kuptim kur ka kundërshti, dhe kundërshtitë  në jetën e besimit mund të jenë nga më të ndryshmet:
    • Shoqëria
    • Familja
    • Dëshirat jo të perëndishme
    • Pasionet
    • Hobet e ndryshme Gjithçka që të heq kohën që duhet të shpenzosh për rrugëtimin tënd si i krishterë është pengesë dhe nuk të bën ndjekës të vërtet të Krishtit!

Po përse ne nuk jemi ngulmues në 2021 për besimin tonë?

Sepse siç thotë një miku im nga gjirokastra “Ne e kemi shitur besimin lirë, për një thes miell” cfarë do të thotë ai me këtë është që ne e kemi minimizuar aq shumë vështirësitë e të qënit të krishterë për hir të numrave që duam për të kthyer njerëz në besim. Nuk kemi thënë të vërtetën për vështirësië e të qënurit të krishterë por kemi promovuar paqen mendore, lirinë ndaj mëkatit, dashurinë e Perëndisë etj. Kemi harruar ose neglizhuar të trasmetojmë tek njerëzit të vërtetën biblike që gjendja jonë mëkatare është aq e rëndë dhe aq e thellë sa që kërkon një shpirt “Ngulmues” për të dalë prej saj dhe nuk ndodh në një çastë por është “Rrugëtim” i gjatë dhe i vështirë!

Besimtarët e parë u quajtën rrebel dhe nuk ju bashkuan një kauze paqësore apo mondane por një grupi jopopullor që në fillim u quajt “Rruga” sepse ndiqnin një rrugëtim mësimesh të vështira dhe jomoderrne për të pasur një mardhënie me Perëndinë! Ne duhet të jemi të sinqert me veten dhe me ata që ndajmë ungjillin duke thënë të gjithë të vërtetën.

Bekime

J.