Mos harro bamirësinë e Zotit!

Ji i sinqert me veten këtë mëngjes: Sa kohë nga mëngjezi yt kalove duke lavdëruar Jezusin? Nuk jam duke thënë sa kohë kalove duke u lutur, as sa kohë kalove duke i kërkuar gjëra Perëndisë, sa kohë kalove duke adhuruar dhe Lavdëruar Jezusin?

E di që ndoshta pyetja ime duket pak me dy kuptime dhe e pavend, por të thuash të vërtetën të adhurosh Perëndinë ka dalë jashtë mode fatkeqësisht edhe në botën e Krishterë.

Ne ishim armiq të Perëndisë dhe ishin të destinuar të përballeshim me gjykimin e Tij,

Krishti u torturua në Kryq dhe u përball ai me ndëshkimin e Zotit që ne të mund të jetonim në paqe me Perëndinë! A është kjo e vërtetë akoma e rëndësishme për ty?

Ti tashmë je i pajtuar me Perëndinë dhe birësuar prej tij, si mund të kalosh një ditë të vetëme pa adhuruar dhe Lavdëruar Atë!

Është një varg tek psalmi 103:1 që thotë “ Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë. Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.”

Ndalo për një moment edhe duke lexuar këtë pjesë dhe Lavdëro Zotin, Beko Perëndinë, kujto të gjitha mirësitë e tij në jetën tënde!

Bekime

J.