Dele pa bari!
Unë e di që shumë prej nesh e kanë shumë të vështirë të kuptojnë konceptin e Bariut sepse është shumë larg tashmë për kulturën shqiptare! Shiko si e përshkruan Bibla bariun!
- Një bari kujdeset për mirqënien e Deleve
“Kur pa turmat, iu dhimbsën, sepse ishin të lodhura dhe të braktisura, si delet pa bari. Atëherë u tha dishepujve: «Të korrat janë të mëdha, por punëtorë ka pak. Lutiuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta».” Mateu 9:36-38
Ky është shembulli konkret se si Perëndia i shikon njerzit dhe nevojën e tyre frymore për të pasur çlodhje dhe për nevojën që ata kanë për shpëtim!
- Një bari kujdeset për nevojat fizike të deleve
“Kur po zbrisnin nga varka, Jezui pa një turmë të madhe, e cila iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari. Atëherë ai filloi t’u mësojë shumë gjëra.”Marku 6:34
Ky është një shembull konkret që Perëndia kujdeset për nevojat fizike të të gjithë atyre që kanë nevojë. Ai nuk kthen kokën mënjanë!
- Jezusi është bariu i mirë
“Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën për delet. Ndërsa rrogëtari, që nuk është bari dhe nuk i ka delet të tijat, kur shikon ujkun duke ardhur, i lë delet dhe ikën. Ujku i rrëmben ato dhe i shpërndan,” Gjoni 10:11-12
Jezusi e quan veten bariu i mirë që nuk komandon delet por kujdeset për delet!
Tani mbasi pamë të gjitha këto gjëra në lidhje me bariun lind pyetja po unë kush jam në këtë Histori? Nëse akoma nuk e ke kuptuar ne jemi dele dhe delet sipas asaj që thotë bibla ne…
“Unë jam dera. Kush hyn nëpërmjet meje do të shpëtojë. Do të hyjë e do të dalë dhe do të gjejë kullotë. Unë jam bariu i mirë. Unë i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua, ashtu si Ati më njeh mua edhe unë e njoh Atin dhe jap jetën për delet. Kam edhe dele të tjera që nuk janë prej kësaj vathe. Duhet t’i mbledh edhe ato. Do ta dëgjojnë zërin tim e do të bëhen një tufë dhe një bari.” Gjoni 10:9, 14-16
Ja disa element nga pjesa mësipër për Njerëzi që ndjekin Bariun!
- Delet dëgjojnë zërin- Si njerëz ne duhet të dëgjojmë zërin e Zotit
- Delet ndjekin- Si njerëz ne duhet të njohim dhe ndjekim Zoti
- Delet shpëtojnë- Shpëtimi vjen nga Perëndia
- Delet ushqehen- Perëndia ka ushqimin për ne frymor dhe jo vetëm
- Delet njohin- Si njerëz e e dimë si është zëri i Zotit dhe duhet të përqëndrohemi ta ndjekim
- Delet marrin jetë nga bariu- Perëndia jep Jet nëpërmjet Jezus Krishtin
- Delet jetojnë në vathë- Ne duhet të jetojmë brenda familjes së Perëndis
- Delet mblidhen nga Bariu- Perëndia është arsyja pse delet mblidhen
- Delet bëhen një tufë- Besimtarët (Delet e gjetura) jetojnë në komunitet dhe si familje
- Delet kanë një bari- Jezusi është bariu i deleve
Bekime
J.