Përse erdhi Jezusi?

Përse erdhi Jezusi?

Shumëkush sot është duke u përgatitur dhe duke përmendur në një bisedë apo në një tjetër Krishtlindjen! Të gjithë janë duke bërë përgatitjet për të festuar Krisht-Lindjen. Shumë prej nesh që lexojmë këtë artikull jam i bindur që në një mënyrë apo në një tjetër dijnë Historinë e ardhjes së Krishtit në Tokë!
– Ëngjëjt lajmëruan Marien që do të Lind një djalë
– Maria dhe Jozefi shkojnë në betlehem
– Nuk kishte vend në asnjë shtëpi
– Ata vendosen në një grazhd
– Lind fëmija
– Barinjtë dhe njerëzit e zgjuar bëjnë dhurata fëmijës!

Me pak fjalë kjo është Krishtlindja për kohët tona!

Por atë që ne nuk mendojmë apo nuk na shkon mendja është momenti kur të gjithë ata që ishin në Jude morën vesh që ky fëmijë kishte ardhur për të shpëtuar Botën! Ata në fakt u bënë të vetëdishëm dhe morrën infon e prezencës së krishtit vetëm 30 vjet më vonë! Është më shpresëdhënëse të dish përse erdhi Jezusi dhe jo si erdhi Jezusi! Çfarë bëri Jezusi është në themel të asaj që Ai ishte….
A e di ti përse erdhi Jezusi?
Çfarë tha Ai për Vete?
Çfarë mesazhi solli Jezusi?

Po për ty!

Jezusi erdhi në tokë në mënyrë të mbinatyrshme për të shpallur që bota është e sëmurë dhe ka nevojë për shërim, njeriu është mëkatar dhe ka nevojë për shpëtim. Njerëzit kanë nevojë për faljen e Perëndisë që të kenë një mardhënie me të! Falja është e mundur ishte kryefjala e mesazhit të Jezusit për ty!
Ti ke nevojë për të pasur mardhënie me Perëndinë dhe me ardhjen e Tij, vdekjen e Tij në kryq dhe ringjalljen e Tij, Jezusi e bëri të mundur këtë falje!
Jezusi nuk erdhi për masat por për ty! Ai erdhi që ti të kesh mundësinë të kesh një mardhënie me Perëndinë!
Ja përse erdhi Jezusi në këtë Botë!