Të ruajmë shëndetin mendor të fëmijëve

Disa ide praktike nga një pediatër për fëmijët dhe adoleshentët në lidhje me shëndetin e tyre mendor gjatë Pandemisë së Koronavirusit.

Ky artikull është përshtatur nga artikulli me të njëjtin titull nga Dr. Steve Silvestro. (Kliko këtu për të hapur artikullin origjinal)

Edhe pse e di se këto masa ekstreme janë shumë të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit, gjithashtu di që izolimi nga njëri-tjetri mund të ketë një ndikim shumë të madh në shëndetin tonë mendor.

Rreziku për ankth dhe depresion midis fëmijëve dhe adoleshentëve – edhe për ne të rriturit – është shumë i madh, dhe ky rrezik do vazhdoj të rritet ndërsa masat për izolim thellohen edhe për disa javë të tjera.

Kufizo Lajmet dhe kohën në rrejtet Sociale

Ekspozimi i tepërt ndaj diskutimeve pa fund në lidhje me Covid-19 mund të provokoj ankth, sepse jepet përshtypja se kjo është e vetmja gjë që është duke ndodhur në gjithën botën në këtë moment. Edhe pse izolimi dhe reduktimi i jetës sociale është gjëja më e mirë dhe më e drejtë për të bërë në këtë moment në jetën tonë, për të ndaluar përhapjen dhe pasojat e koronavirusit, ka edhe shumë gjëra të tjera që ne mund të bëjmë ndërkohë – të lexojmë libra, të shikojmë filma, të luajm lojëra me familjet tona dhe të mësojmë gjëra të reja.

Krijo një axhend

Të rinjve nuk u mungon vetëm procesi mërimor nga shkëputja nga shkolla (shumicës prej tyre nuk u mungon fare). Atyre më shumë se kaq u mungon rutina e përditshme – të bëhen gati për shkoll, të ecin për në shkoll me miqt e tyre, të shkojnë në mësim, etj. – dhe përmbushja e këtyre pritshmërive siguron një qetësi mendore për shumicën e adoleshentëve dhe të rinjëve. Prandaj shumë të rinjë mund të reagojnë në mënyrë të çuditshme ose të ashpër, për shkak se pritshmëritë ndaj tyre kanë ndryshuar. Në këtë moment dita e tyre është pa asnjë lloj forme, sepse nuk i kanë më oraret e përcaktuara për të shkuar në shkoll dhe për t’u kthyer nga shkolla si më parë.

Prandaj është shumë e rëndësishme t’i ndihmoni ata të kenë një axhendë ditore ku të ketë pritshmëri të caktuara. Por gjithashtu mbani parasysh që kjo nuk është një kohë normale që po jetojmë, dhe përpiquni që të jeni fleksibël edhe me axhendën, me qëllim që mos të kthehet në stres për të rinjtë tuaj.

Bëj aktivitet fizik çdo ditë

Ne e dimë që ushtrimet fizike dhe ajri i pastër janë faktor shumë kyç për shëndetin mendor – edhe pse ne mund të mos i bëjmë shpesh. Por në këtë moment është shumë kritike, që ne të kemi një rutin me ushtrime ditore, sepse ka për të ndihmuar shumë për të qëndruar të fortë fizikisht dhe mendërisht.

Nxirr në pah anët pozitive

Ana më pozitive e kësaj situate, është sasia e kohës që të rinjtë kanë në dispozicion për shkak të izolimit. Dhe ku ka më mirë se sa tani, që ti nxisni ata të kalojnë kohë duke mësuar diçka që kanë dashur shumë ta mësojnë por nuk kanë pas kohë dhe mundësi më përpara. Kjo gjë mund të jetë mësimi i kitares, njohja e një programi në kompjuter, studimi i një gjuhe të re, apo shumë e shumë gjëra që secili mund ta gjej veten të interesuar.

Nxitini të rinjtë të mendojnë pozitivisht në këtë këndvështrim.

Por mos shmangni anët negative kur ato dalin në sipërfaqe.

Kur të rinjtë tuaj mund të hapen dhe të ndajnë ndjenjat e tyre me ju, mos i anashkaloni dhe të shkoni me vrap tek gjërat pozitive. Kjo mund të jetë një mundësi fantastike për të folur me ta për gjëra të rëndësishme në jetë dhe të ndani se çfarë mendon Zoti për këto gjëra.

Ky mund të jetë një moment shumë i mirë, sepse të rinjtë mund të shprehin veten e tyre si kurrë më parë. Mos i mbyllni mundësitë për të folur me ta dhe për t’u dhënë shpresën e besimit tonë.

Tregoju të rinjëve se ka njerëz të gatshëm për ti ndihmuar

Për shkak të situatës, shumë terapist dhe psikolog të njohur janë duke ofruar ndihmën e tyre online dhe falas. Por më shumë se kaq, të rinjtë tuaj duhet të dinë se ju dhe shumë të krishterë të tjerë janë këtu për ti ndihmuar ata në shumë mënyra – qoftë duke i dëgjuar, qoftë duke i këshilluar. Ata nuk janë vetëm.

Dhe për më tepër, tani është një moment i jashtzakonshëm për t’i orientuar ata tek një shok që mund ti ndihmojë më shumë se kushdo tjetër – Jezusi. Ai është një shok që nuk të braktis kurrë, që është i gatshëm për të qënë parnë kujtdo që e pranon të jetë shokë i Tij.

Vazhdo të ecësh

Edhe pse një kohë shumë e vështirë për të jetuar dhe përjetuar, na ka dhënë mësime shumë të vlefshme për gjërat bazike të jetës. Na ka mësuar të vlerësojmë shumë gjërat që i kemi marrë për të mirëqëna deri tani – të bërit shëtitje, të pirit kafe, lojërat me miqtë tanë, pazar,etj. Gjithashtu është një mundësi shumë e mirë për t’u kujtuar të rinjëve tanë, që të jenë falenderues për ato që kanë, të jenë falenderues për familjet e tyre dhe për këtë kohë që po kalojnë me njëri-tjetrin.

Kjo mundësi për të thelluar ose rregulluar marrdhëniet me familjet tona në këtë nivel, nuk do të vijë më kaq thjesht. Mësoni ta velrësoni këtë dhe merrni zemër që ta kalojmë të gjithë sëbashku.